Krasniqi kujton ish-kryeministrin Rexhepi: Ishte politikan i shquar dhe doktor i përkushtuar - NACIONALE

Krasniqi kujton ish-kryeministrin Rexhepi: Ishte politikan i shquar dhe doktor i përkushtuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.

Në 7-vjetorin e vdekjes se ish-kryeministri Rexhepi, Krasniqi ka shkruar për kontributin e Rexhipit si doktor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Rexhepi ishte doktorin e përkushtuar dhe njeri i mirë.

“Në 7 vjetorin e kalimit në amshim, nderojmë dhe kujtojmë kryeministrin e politikanin e shquar, doktorin e përkushtuar, njeriun e mirë e të dashur, mikun tim Bajram Rexhepi. Dr. Bajrami tërë jetën u angazhua për t’i shërbyer qytetarëve dhe atdheut. I përgjeshëm dhe parimor, i perkushtuar dhe i vendosur - i tillë ishte gjithmonë. Përherë në zemrat tona!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme