Krasniqi kritikon politikat populiste të Kurtit: Ia ka prishë mendjen miletit dhe po i prishë themelet shtetit - NACIONALE

Krasniqi kritikon politikat populiste të Kurtit: Ia ka prishë mendjen miletit dhe po i prishë themelet shtetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar Albin Kurti për qëndrimet e tij politike.

Ai ka bërë me dije se me politikat e tij poluliste Kurti po ua prishë mendjen qytetarëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se këto politika janë të dëmshme edhe për shtetin e Kosovës.

“Politika populiste e Kurtit ia ka prishë mendjen miletit dhe po i prishë themelet shtetit. 1. Polemikat populiste të Kurtit me të huajt e shtojnë popullaritetin e tij në sytë e publikut (miletit.) Ata duan të shohin lider të fortë, që demek ua rrahë tavolinën të fortëve të botës, grenellave, eskobarave, borellave… 2. Presioni populist ndaj pakicës që perceptohet si armiqësore, në rastin e Kosovës ndaj serbëve, e shton popullaritetin e qeverisë në sytë e njerëzve që bartin trauma nga e kaluara e hidhur dhe që hakmarrjen e shohin më të rëndësishme, se sa interesin shtetëror”, ka shkruar Krasniqi, duke treguar efektet tjera të deklaratave të deputetit Kurtit.

“3. Përçmimi populist i opozitës (psh me shprehjet si “me koordinim e pa koordinim) e rritë popullaritetin e qeverisë në sytë e militantëve të partisë në pushtet, që kanë komplekse të hershme inferioriteti. 4. Konfrontimi populist me sindikatat, (psh me SBASHKun dhe me punëtorët e Trepçës) e rritë popullaritetin e qeverisë në sytë e shumicës injorantëve së papunë, që i urrejnë ata që janë në punë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme