Krasniqi kritikon analistët: Janë të paguar dhe nuk e thonë të vërtetën
Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kritikuar analistët politike, të cilët janë prezent për çdo mbrëmje nëpër debate televizive.
Ai ka bërë me dije se ata janë të paguar, por nuk kanë informacione të plota.
Edhe për iformacionet që kanë, sipas tij, ata nuk kanë kompetencë të flasin.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se të tillët si pjesë e post të vërtetës.
“1. Opinionistët e paguar kanë opinione, por nuk kanë informata të plota. Në fakt, edhe për informatat që kanë, më të shumtën nuk kanë kompetencë (flasin për politikë, për histori, për ekonomi, për gjeostrategji, për shëndetësi, etj.) 2. Ata më të shumtën mbrojnë një palë, (parti, qeveri, grup interesi) jo të vërtetën si të atillë. Ata me polemika e me zhurma të shumta krijojnë konfuzion, gjë që ua vështirëson qytetarëve të kuptojnë të vërtetën”, ka shkruar ai.
Ai ka vlerësuar se ata po manipulojnë më të vertetën.
“3. Ata duken si përfaqësues të politikanëve, të cilët qëllimisht shmangen nga ballafaqimet dhe nga përgjegjësia. (Mund të gjeni deputet që për katër vite nuk ka qenë në një debat në medie.) 4. Opinionistët janë folës të shkathtë, prandaj manipulojnë me lehtësi publikun. 5. Opinonistët me polemika të shtirura duken argëtues dhe ashtu temat serioze i kthejnë në tema joserioze. 6. Opinionistët nuk e mbyllin kurrë debatin, e rifillojnë vazhdimisht, duke e mbajtur publikun në pritje dhe gjithnjë e më të hutuar”, ka shkruar Krasniqi.