Krasniqi: Kosova është në ditët më të rënda prej që është shpallur shteti i pavarur
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kosova është në ditët më të rënda prej që është shpallur shteti i pavarur.
Këto komete Krasniqi i bëri në Konventën e Rinisë Demokratike të Kosovës që shënon fillimin e procesit të brendshëm zgjedhor të RDK-së.
“Kosova është në ditët më të rënda prej që është shpallur shteti i pavarur. Ekonomia e vendit nuk po gjeneron as mirëqenie, e as vende pune. Ju e shihni se si të rinjtë e Kosovës në përmasa po largohen nga vendi me shpresë për një vend pune e një jetë më të mirë në perëndim. Në këtë kohë të rënd njerëzit kanë filluar të pyesin se a veç kaq mundet Kosova. A vetëm kaq dimë të bëjmë, ku e kemi besimin në të ardhmen, ku është Kosova që e duam e në të cilën jemi rehat dhe të lumtur që jetojmë në të, e unë e di që një Kosovë e tillë na pret sepse është e mundshme, prandaj në këto kohëra të rënda për Kosovës, ne duhet t’ia ndërrojmë rrjedhën gjërave sepse për ne Kosova ka të ardhme dhe nuk pranojmë asnjë rrugëtim tjetër përveç atij që Kosovën e bën jo vetëm të jetueshme por edhe me perspektivë për të rinjtë e saj. Nuk pranojmë të pajtohemi me një Kosovë që fëmijët e vet i rrit për t’i hedhur nëpër botë, e mbi të gjitha nuk mund të pajtohemi me një Kosovë që talentëve të rinj iu shërben si trampolinë për vende të huaja“, tha ai.
