Krasniqi: Kosova është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership
Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se Kosova është bërë anëtarja më e re e Open Govermment Partnership.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova i bashkohet pjesës tjetër të vendeve demokratike.
Ai është për një qeverisje të hapur, të përgjegjshme dhe inovative.
“I lumtur të ndaj lajmin se Kosova është bërë anëtarja më e re në Open Government Partnership. Ne, përmes kësaj organizate i bashkohemi kombeve të botës demokratike, duke u zotuar mbi parimet e përbashkëta për qeverisje të hapur, të përgjegjshme dhe inovative duke u angazhuar për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.” – ka njoftuar Krasniqi.
Open Govermment Partnership është organizatë reformatorësh brenda dhe jashtë qeverisë që punojnë për të transformuar mënyrën se si qeveria u shërben qytetarëve të saj.
Very glad to share the news that Republic of Kosova has become the newest member of @opengovpart. We join the rest of the world's democratic countries in a common commitment to open, accountable & innovative government and to encouraging citizen engagement in policymaking.
— elbertkrasniqi (@elbertkrasniqi) August 12, 2023
