"Kosova qëndron me banorët e ishujve", Kurti ngushëllon Hawaiin pas zjarreve shkatërruese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë ngushëllimet e tij për popullin e Hawaiit pas zjarreve shkatërruese.
Në një postim në "X", kryeministri Kurti ka shprehur pikëllimin e thellë për situatën tragjike që po ndodh në Hawai.
"Shumë i pikëlluar nga zjarret shkatërruese në Hawaii. Mendjet tona janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetet përballë kësaj fatkeqësie natyrore. Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe ShBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese", - shkroi Kurti.
Very saddened by the devastating wildfires in Hawaii. Our heartfelt thoughts are with the people who have lost loved ones, homes & communities in the face of this natural disaster. Kosova stands with the residents of the islands & the US during these extremely challenging times.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 12, 2023
Kontekst: Numri i të vdekurve nga zjarret shkatërruese në Maui, Hawaii ka arritur në 80, ndërsa evakuime të tjera janë duke u zhvilluar në zonën perëndimore të Kaanapali.