Krasniqi në 23 vjetorin e PDK-së: Jemi shumë krenarë me liderët tanë historikë, Thaçin e Veselin - NACIONALE

Krasniqi në 23 vjetorin e PDK-së: Jemi shumë krenarë me liderët tanë historikë, Thaçin e Veselin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë që gjatë rrugëtimit 23 vjeçar të partisë së tij, është shumë krenarë me liderët historik, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Krashniqi përmes një video-mesazhi në Facebook, ua ka uruar këtë përvjetor të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve, njëkohësisht duke i falënderuar për angazhimin e dhënë.

Historia jonë është një tregim i madh për atdheun, nga lufta për liri e pavarësi e deri te punët e mëdha që i kemi bërë në çdo drejtim për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Jemi shumë krenarë me atë çfarë kemi bërë për Kosovën dhe jemi shumë krenarë me liderët tanë historikë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin”, ka thënë ai.

Krasniqi gjithashtu ka thënë se ndjekja e ëndrrave për vendin tonë dhe mosdorëzimi para sfidave janë vetitë e tyre dalluese.

Tani është koha për beteja të reja, për një Kosovë të re, për të ardhme më të mirë. Ne jemi përherë gati!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme