Krasniqi javën e ardhshme në Bruksel e Washington: Kohët e vështira kërkojnë koordinim
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar edhe zyrtarisht se javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Brukselit e Washingtonit.
Krasniqi ka shkruar se kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët.
POSTIMI:
Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC. Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara - do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.
Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne! 🇺🇸 🇽🇰 🇪🇺