Krasniqi: Institucionet paralele serbe do të mbyllen edhe në Graçanicë e Skenderaj - NACIONALE

Krasniqi: Institucionet paralele serbe do të mbyllen edhe në Graçanicë e Skenderaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka paralajmëruar mbylljen e institucioneve paralele serbe edhe në jug të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se institucione të tilla ka edhe në Gracanicë dhe Skenderaj.

Në një intervistë në “Frontal”, Krasniqi ka thënë se zyrat e tilla do të mbyllen, duke mos treguar kohen.

“Nëse sot do ta zhvillonim këtë bisedë dhe temë do të ishte mbyllja e zyrës në Graçanicë, ju do të thonit pse s’po mbyllen në Veri. Nuk ka vend për institucione të Serbisë në Kosovës. Nuk e di me datë se kur do të mbyllet. S’dua të banalizoj, por një zyrë paralele është edhe në Skenderaj, edhe ajo do të mbyllet”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se komunat paralele në veri janë mbyll pasi u është vendosur dryni edhe disa zyra ve të tilla në Prizren, Dragash, Klinë dhe Istog.

“Pas Prizrenit, Dragashit, Klinës, Istogut, radha ka ardhë në Mitrovicë. Të gjitha do të mbyllen. S’do të mund të ekzistojë në Kosovë asnjë komunë paralele”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të ngjashme