Krasniqi i kritikon shoferët me “telefona në vesh”: Nuk e kuptoj këtë budallallëk
Milazim Krasniqi, analist dhe profesor universitar në UP, ka kritikuar shoferët që vozisin vetura në rrugët e Prishtinës.
Sipas Krasniqit, shumica e vozitësve në rrugët e kryeqytetit, që ai i sheh, vozisin me telefona në vesh. Në shkrimin e tij, Krasniqi ka shkruar se nuk arrin të kuptoj një “budallëllëk” të tillë.
“Shumica e shoferëve që shoh rrugëve të kryeqytetit, tek vozisin janë me telefona në vesh. Nuk arrij të kuptoj këtë budallallëk të tyre. E para, ajo është shkelje e rregullave dhe e dyta, paraqet rrezik edhe për vetë ata. Edhe të supozosh se kanë shumë punë, është e pasaktë, sepse shumica mund të jenë edhe të papunë, ashtu që “brekët e tyre nuk mund t’i zërë as qeni” siç do të thoshte Sami Frashëri.” – shkroi ai ndër të tjera.