Krasniqi i kapet Veton Surroit që tha se "me serbët ka sinqeritet dhe se marrëveshja është e mirë" - NACIONALE

Krasniqi i kapet Veton Surroit që tha se "me serbët ka sinqeritet dhe se marrëveshja është e mirë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka bërë të ditur se ka përcjellur një intervistë të publicistit, Veton Surrroi dhe se i ka mbajtur mend veç dy gjëra pasi sipas tij, ishin skandaloze.

Krasniqi përmes një shkrim në Facebook, ka kundërshtuar qëndrimin e Surroit i cili në këtë intervistë ka thënë se “me serbët ka sinqeritet dhe se marrëveshja është e mirë”.

Në fakt, për shijen e Veton Surroit mund të jetë marrëveshje e mirë, sepse atë nuk e ka lëshuar kurrë overdoza e nostalgjisë jugosllave.” – ka shkruar Krasniqi ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij:

E përcolla para do ditësh një intervistë të Veton Surroit me Franko Egron në emisionin “Ballkan talks.” Nga pallavrat e tij monotone, dy gjëra mbajta mend, sepse ishin skandaloze. E para, Surrroi tha se në dialog “kemi arritur nivel të mirë të sinqeritetit mes palëve.” E dyta, marrëveshja në Ohër sipas tij “është marrëveshje e mirë për Kosovën.” Pra, këshilltari i Besnik Bislimit dhe Albin Kurtit, po na thotë se me serbët ka sinqeritet dhe se marrëveshja është e mirë. E vërteta është se me serbët kurrë nuk mund të ketë sinqeritet (mund të ketë naivitet, siç edhe ka) dhe marrëveshja ëshë shumë e dëmshme për Kosovën. Në fakt, për shijen e Veton Surroit mund të jetë marrëveshje e mirë, sepse atë nuk e ka lëshuar kurrë overdoza e nostalgjisë jugosllave. E pati manifestuar edhe si shef i grupit për pakicat në Procesin e Vjenës.

Lajme të ngjashme