Krasniqi e pyet Kurtin: A je mirë? A u qetësove? Nuk na tregove pse u vonove një orë - NACIONALE

Krasniqi e pyet Kurtin: A je mirë? A u qetësove? Nuk na tregove pse u vonove një orë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, e ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po raporton kryeministri Albin Kurti.

Fjalimi i Krasniqit erdhi pas raportimit të Kurtit, i cili deklaroi se Asociacioni nuk është Zajednicë.

Krasniqi e ka pyetur Kurtin nëse është mirë.

“A u qetësove kryeministër se u bonën marak këta tutë kur të panë ashtu? A je mirë?...Kryeministër, nuk na tregove pse u vonove një orë. A pate naj punë apo çka ke problem që nuk erdhe një orë…Para se të fillojmë, a mundesh me na tregu qysh është e mundur krejt bashëkpunëtorët e tu më të afërt me të dal kundër sot? Ish numri dy i partisë tane, me të cilin e ke ndërtu komplet rrugëtimin tënd dhe karrierën politike, kish dal qaty para derës me të kundërshtu, nuk të lejke me hy. Ish numri dy i Qeverisë tënde, të cilin e ke pasë zëvendëskryeministër, t’i ka bë do pyetje, nuk e di a i ke pa.” – tha në fillim të fjalimit të tij Krasniqi.

Lajme të ngjashme