Krasniqi e kritikon Qeverinë Kurti për diskriminimin e komunave: E papranueshme - NACIONALE

Krasniqi e kritikon Qeverinë Kurti për diskriminimin e komunave: E papranueshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës ka qëndruar në Komunën e Kaçanikut, ku ka takuar kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazi, që vjen nga PDK-ja.

Gjatë viztës, ai ka folur për ndarjen e buxhetit nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se Kaçaniku për të katërtin vit po përjashtohet nga kjo ndarje.

“Secili qytetar i Kosovës duhet ta dijë se Qeveria aktuale e kryeministrit Kurti po i penalizon qytetarët në baza partiake dhe politike. Është viti i katërt që Komuna e Kaçanikut nuk e merr asnjë cent nga Qeveria qendrore. Është një diskriminim i egër. Është një përjashtim i papranueshëm, sepse qytetarët anembanë Kosovës kanë votuar për parti të ndryshme, por Qeveria e ka për obligim që t’u shërbejë të gjithëve. Ashtu siç po u shërben të gjithëve kryetari Besim Ilazi.” – ka thënë kryetari Krasniqi.

Tutje, diskriminimin e komunave të udhëheqeura nga PDK-ja, e ka quajtur si të papranueshme.

“Kjo është e papranueshme. Ky diskriminim duhet të përfundojë, sepse institucionet janë të të gjithë qytetarëve, dhe duhet t’u shërbejnë të gjithëve, pa dallim.” – ka thënë më tutje kryetari i PDK-së.

Lajme të ngjashme