Krasniqi citon Kurtin "do t'i lëvizim këmbët, sipas ëndrrave të të varfërve" dhe thotë: Sot ecni sipas ëndrrave të milionerëve - NACIONALE

Krasniqi citon Kurtin "do t'i lëvizim këmbët, sipas ëndrrave të të varfërve" dhe thotë: Sot ecni sipas ëndrrave të milionerëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se tash Vetëvendosje sa herë që flet për pasurimin e pushteteve të kaluara duhet që ta drejtojë gishtin ndaj vetës.

Ai ka thënë partia në pushtet nuk ka kredibilitet, teksa ka cituar thënien e Albin Kurti.

"Do t'i lëvizim këmbët, sipas ëndrrave të të varfërve", citonte dikur Kurti, kur vraponte pas votave.” – ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se tash pushteti po” ecin sipas ëndrrave të milionerëve, të cilëve ua falni dhjetëra miliona borxhe.

Shkrimi i tij:

"Do t'i lëvizim këmbët, sipas ëndrrave të të varfërve", citonte dikur Kurti, kur vraponte pas votave.

E ne sot ia kthejmë me një citim tjetër: "Të pa brekë ju gjeti dita, milionerë ju zuri nata!"

Tash e tutje, sa herë që flisni për pasurimin e pushteteve të kaluara, jeni duke ia drejtuar gishtin vetes. Asnjë pikë kredibilitet nuk keni që t'na shitni moral.

Nga xhipat e zi, tek shtëpitë e banesat në lagjet më të shtrenjta e luksoze - ju sot nuk ecni sipas ëndrrave të të varfërve - të cilëve ua gjuani nga 100 euro në fund të vitit. Ju sot ecni sipas ëndrrave të milionerëve, të cilëve ua falni dhjetëra miliona borxhe.

Lajme të ngjashme