Krasniqi: Barrikadat po kthehen në përditshmëri, Qeveria po hesht gjersa sovraniteti po cenohet
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka shkruar një status në lidhje me situatën në veri, ku ka kritikuar Qeverinë Kurti.
Në postimin e titulluar “për kë bie këmbana?”, Krasniqi ka shkruar se barrikadat po kthehen në përditshmëri në veri.
Tutje, ai ka thënë se Qeveria po hesht për këtë situatë.
“Në pjesën veriore të Kosovës po ndodhë pikërisht ajo që kemi paralajmëruar ditë më parë dhe, e cila, në asnjë mënyrë nuk guxon të ndodhë. Barrikadat po kthehen në përditshmëri para syve të Qeverisë. Vetëm pse Qeveria po heshtë dhe po e injoron si fakt, kjo nuk do të thotë se në pjesën veriore nuk po krijohet një realitet i ri. Për ata që kanë veshë për të dëgjuar, e sy për të parë, këmbana po bie. Fuqishëm. Zëshëm.” – shkruan ndër të tjera z. Krasniqi.
Postimi i plotë:
