Krasniqi: Askush nuk mundet me e krijuar shumicën e re parlamentare, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet - NACIONALE

Krasniqi: Askush nuk mundet me e krijuar shumicën e re parlamentare, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se takimin e partive politike me presidenten u bë e qartë që në legjislaturën aktuale askush nuk mund të krijoj shumicën parlamentare.

Pas takimi me presidenten, ai ka thënë se katër kryetarët e partive shqiptare dhe disa të minoritetëve kanë treguar se nuk janë pjesë e asnjë shumice.

Ai ka thënë se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme për presidenten Osmani për t`i shpallur zgjedhjet e reja.

“Nga ky takim u bë e qartë se askush nuk mundet me e kriju shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale. Se parku 52 deputetë të përfaqësuar nga katër kryetarë të partive shqiptare dhe disa nga parti minoritare edhe në takim e kanë bërë të qarët se nuk janë pjesë e asnjë shumice, gjë që matematikisht e bënë të pamundur arritjen e shumicës se re parlamentare. Besoj se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që sot edhe presidentja e vendit të vinte në një konkuldim të tillë dhe pastaj të vepron në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve, të cilët tashmë janë të imponuar”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme