Krasniqi: Abe ka qenë një mbështetës i madh i Republikës së Kosovës - NACIONALE

Krasniqi: Abe ka qenë një mbështetës i madh i Republikës së Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka vlerësua si tragjik lajmin për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Ape.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Abe ka qenë një mbështetës i madh i Kosovës.

“Tragjik lajmi për vdekjen e ish Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, pas atentatit që iu bë ditën e sotme. Ish-Kryeministri Abe ka qenë një mik dhe mbështetës i madh i Republikës së Kosovës gjatë viteve të shërbimit të tij. Japonia është një ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e shtetit tonë dhe, që nga ai moment, asnjëherë nuk ka pushuar së ndihmuari Kosovën në të gjitha format – posaçërisht gjatë udhëheqjes së Kryeministrit Abe. Ngushëllime familjes dhe tërë popullit japonez për humbjen e madhe!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme