Krasniqi: 1 shtatori duhet të jetë ditë pune e feste - jo ditë me shitë mend gjoja se po vendoset ligjshmëria në veri
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka folur për datën 1 shtator, kur fillon viti i ri shkollor dhe Qeveria pritet të rikthejë vendimin për reciprocitetin me Serbinë.
Krasniqi ka thënë se data 1 shtator për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës duhet të jetë ditë punë e feste, pasi fillon viti i ri shkollor dhe jo ‘ditë me shitë mend’.
Ai pretendon se udhëheqësit e shtetit nuk kanë mend, andaj ka cituar edhe një fjalë të urtë popullore që thotë: “Jep Zot mend ku s’ka!”.
Shkrim i plotë z. Krasniqi:
1 shtatori 2022 për qeverinë dhe shoqërinë duhet të jetë dita e fillimit të vitit të ri shkollor. Paraprakisht duhet të arrihet marrëveshje me Sindikatat. Pastaj duhet të organizohet pritja solemne e nxënësve të klasë së parë. Pra, 1 shtatori duhet të jetë ditë pune e feste. Jo ditë me shitë mend gjoja se po vendoset ligjshmëria në veri, duke u futur në skemën serbo-ruse të konfliktit. Siç thotë një fjalë e urtë: “Jep Zot mend ku s’ka!”