Kransiqi krahason "Pronton" me skandalet e Qeverisë Kurti: Sot flasim për 15 milionë euro të avulluara - NACIONALE

Kransiqi krahason "Pronton" me skandalet e Qeverisë Kurti: Sot flasim për 15 milionë euro të avulluara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një intervistë në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin, ka bërë një krahasim mes aferës “Pronto” dhe skandaleve të fundit të Qeverisë Kurti që përfshijnë shefën e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe koordinatoren e komiteteve të VV-së, Dejona Mihali, dhe një sërë skandalesh tjera si rasti i rezervave shtetërore apo tenderi sekret për sigurimin e ushqimit të FSK-së.

Krasniqi theksoi se, përderisa afera "Pronto" përfshinte biseda dhe diskutime që nuk ndikuan drejtpërdrejt në financat publike, akuzat e fundit rreth Kusari Lilës dhe Mihalit duket se përfshijnë keqpërdorim të konsiderueshëm të parave publike.

“Vetëm nëse i kthehemi asaj të famshmes “pronto”, krahasoni me çkado sot, ka pasur muhabete, ka pasur diskutime, ka pasur çështje të cilat nuk u materializuan, nuk janë realizuar dhe nuk e prekën paranë publike. Për çka po flasim sot, për 15 milionë euro të avulluara, duket se kanë shkuar nëpër kontot e zyrtarëve të shërbimit civil. Figurativisht po flasim për thasët me pare të Martin Berishajt, duke qenë ish-këshilltar i Albin Kurtit, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, ambasador i Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme