KQZ: Votimi në diasporë u zhvillua pa pengesa, mbi 80% pjesëmarrje deri në të dhënat e fundit - NACIONALE

KQZ: Votimi në diasporë u zhvillua pa pengesa, mbi 80% pjesëmarrje deri në të dhënat e fundit

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë dhe përfundimtare lidhur me procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Gjatë konferencës u bë e ditur se deri në orën 20:00, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit ishte mbyllur në 26 nga gjithsej 30 përfaqësi diplomatike ku është organizuar votimi jashtë vendit.

Ndërkohë, në katër përfaqësitë e mbetura, të cilat ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, votimi pritet të përfundojë në orën 01:00 të së dielës, sipas kohës në Kosovë.

KQZ njoftoi se gjatë gjithë ditës ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi është zhvilluar pa pengesa të raportuara.

Sipas të dhënave nga 26 përfaqësitë ku votimi tashmë ka përfunduar, si dhe të dhënave të deritanishme deri në orën 13:00 nga ShBA-ja dhe Kanadaja, nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar 22,414 persona, që përbën 80.85 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

Lajme të ngjashme