KQZ shtyn afatin për certifikimin e partive politike për zgjedhjet në veri - NACIONALE

KQZ shtyn afatin për certifikimin e partive politike për zgjedhjet në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisionin Zgjedhor i Kosovës (KQZ), ka njoftuar se ka marrë vendim për plotësim dhe ndryshim të vendimit për caktimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Në njoftimin e tyre thuhet se KQZ-ja, ka vendosur që afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve i paraparë të përfundojë më 21 nëntor është shtyrë deri më 25 nëntor 2022.

Rrjedhimisht, është shtyrë edhe afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin ose jo të subjekteve politike dhe kandidatëve nga 26 nëntori në 28 nëntor 2022”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje thuhet se, KQZ-ja ka ndryshuar edhe afatin për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat do të shtyhet deri më 28 nëntor 2022.

Sa i përket afatit për aplikim për certifikim të subjekteve politike i ka fillur më 15 nëntor, ju njoftoj se deri tani, më 21 nëntor, KQZ-ja ka pranuar dy aplikime për certifikim. Subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, ndërsa subjekti tjetër politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, përfundon njoftimi i KQZ-së.

Lajme të ngjashme