KQZ përmbyll numërimin e votimeve me postë: 3,086 fletëvotime të refuzuara
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë në 18 komuna.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në Kosovë kanë mbërritur gjithsej 12,018 pako, prej të cilave 8,932 janë aprovuar, ndërsa 3,086 janë refuzuar.
KQZ thekson se arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, e cila është konstatuar në 3,009 raste