KQZ: Përfundon rinumërimi i 5 vendvotimeve me vendim të PZAP-it, vazhdon numërimi i votave me kusht - NACIONALE

KQZ: Përfundon rinumërimi i 5 vendvotimeve me vendim të PZAP-it, vazhdon numërimi i votave me kusht

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar në pjesë e parë të ditës së martë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 5 vendvotimeve, sipas vendimit të PZAP-it.

Përmes një njoftimi për media, KQZ-ja ka bërë me dije se tani është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht.

“Vendvotimet e rinumëruara i takonin komunave të ndryshme, si: Mitrovicë e Jugut (1110/01 dhe 1110/06); Kamenicë (1019/01 dhe 1020/01) dhe Podujevë (1807/02). Rezultatet nga ky rinumërim janë paraqitur në platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-k..., në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinumëruara”. KQZ njofton se në QNR është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht, ndërkaq pas tyre planifikohet fillimi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Edhe këto rezultate janë duke u paraqitur në platformën për rezultate, në rubnrikën “Rezultate QNR – Votimi me kusht”.”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme