KQZ: Në QNR rinumërohen 120 nga 914 vendvotime - NACIONALE

KQZ: Në QNR rinumërohen 120 nga 914 vendvotime

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Sipas njoftimit të KQZ-së, nga fillimi i këtij procesi të martën dhe deri me janë rinumëruar 120 nga 914 vendvotime.

Këto vendvotime u takojnë komunave Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog dhe Kaçanik.

“Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary20..., në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut)”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Lajme të ngjashme