KQZ-ja sot fillon certifikimin e subjekteve politike dhe të kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit - NACIONALE

KQZ-ja sot fillon certifikimin e subjekteve politike dhe të kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot fillon procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe të kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valimir Elezi, ka thënë për gazetën Nacionale se në mbledhje e sotme ky institucion do të certifikojë 11 subjekte politike me më shumë se 600 kandidatë.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e mërkurë, 18 dhjetor 2024) në rend dite është certifikimi i 11 subjekteve politike me më shumë se 600 kandidatë”, ka thënë Elezi.

Lajme të ngjashme