KQZ-ja shkatërron materialin e zgjedhjeve lokale, materiali i qindra vendvotimeve do të ruhet për Prokurorinë - NACIONALE

KQZ-ja shkatërron materialin e zgjedhjeve lokale, materiali i qindra vendvotimeve do të ruhet për Prokurorinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar me procesin e shkatërrimit të materialit zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se këtu bëjnë pjesë edhe fletëvotimet dhe formularët e rezultateve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale që u mbajtën në tetor dhe nëntor të vitit 2021. Sipas vendimit të KQZ-së, pjesë të materialit që do të shkatërrohet janë fletëvotimet, formularët e rezultateve; listat e votuesve dhe tjera. Marrë në përgjithësi, është planifikuar të shkatërrohet materiali zgjedhor i më shumë se 2 200 vendvotimeve”, është shprehur Elezi.

Ai ka bërë me dije se KQZ-ja do të ruajë si prova materialin zgjedhor të rreth 280 vendvotimeve për shkak të dyshimit për vepra penale kundër të drejtës së votimit.

Nga ky proces do të përjashtohet materiali zgjedhor i rreth 280 vendvotimeve dhe këtu përfshihen edhe materialet që i takojnë procesit të votimit me kusht dhe atij me postë. Këto materiale zgjedhore u takojnë komunave të ndryshme dhe do të ruhen si prova për qëllime të hetimit nga institucionet përkatëse shtetërore dhe deri në përfundimin e të gjitha çështjeve”, ka thënë Elezi.

Lajme të ngjashme