“Kosovën e çliruam nga dhuna, jam optimist për këtë vend”: Robertson flet për intervenimin e NATO-s
Kosovës i dhamë lirinë, e çliruam nga dhuna.
Kështu u shpreh ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord Robertson, në një intervistë për “The Gepost” teksa foli për të kaluarën dhe të tashmen në dritën e një çerek shekulli që nga konkludimi i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë.
“Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë”, tha Robertson.
“Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor”, vazhdoi ai.