Kosovë: Mot kryesisht i vranët, vende-vende edhe reshje shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë që sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin reshje shiu
“E mërkurë - Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.” – thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: