Kosovari emërohet kryemjek në klinikën e spitalit në Zvicër
Dukagjin Krasniqi, mjeku me prejardhje nga Kosova nga tash e tutje do të punoj si kryemjek në Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen.
Kështu ka bërë të ditur mjeku kardiolog në Spitalin Kantonal të Lucernit në Zvicër, Florim Cuculi, i cili është shprehur i kënaqur për rrugëtimin e suksesshëm të kolegut të tij.
“Që sot Dr Dukagjin Krasniqi është emëruar kryemjek në klinikën e rehabilitimit të Luzerner Kantonsspital në Wolhusen. Është kënaqësi që Dukagjini e bëri këtë rrugëtim të mbarë. Nuk është lehtë të përparosh në këtë mënyrë dhe është e qartë që duhet mund dhe sakrifice. Unë e kam përkrahur doktorin që në fillim dhe është bukur kur e shoh që ia ka vlejte”, ka shkrua ai.