Kosova nën sanksione, deputet Basha tallet më analistët për Ballkanin e Hapur
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha që njëherit është edhe kryetari i Grupit të Miqësisë me Amerikën, ka gjetur kohë të merret me analistët e politikës, teksa zyrtarisht BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Kosovës.
Basha përmes një shkrimi në Facebook, është tallur me analistët të cilët kanë përkrahur idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Ballkanin e Hapur.
Ai thotë se ata do të protesojnë pas Rama e shpalli të mbyllur nismën “Ballkani i Hapur”.
“Nesër analistat kanë thirr protesta kundër Edi Ramës që ua ka mbyll Ballkanin e Hapur, që e deshën aq shumë!” – ka shkruar Rama.
Më tej, ai u ka uruar fundjavë të mbarë atyre që sipas tij, e kanë mbyllur ballkonin me kohë, duke nënkuptuar ata të cilët e kanë kundërshtuar këtë nismë.
“Juve tjerëve që e keni mbyll ballkonin me kohë, të dielë t’kandshme.” – përfundon shkrimi i Bashës.
