“Kosova në një krizë të rëndë energjetike”, Haradinaj ka disa pyetje për Kurtin - NACIONALE

“Kosova në një krizë të rëndë energjetike”, Haradinaj ka disa pyetje për Kurtin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se Kosova është në një krizë të rendë energjetike.

Në seance e sotme parlamentare, ai ka thënë se në këtë krizë Kosova ka arritur për shkak të heqjes dorë të qeverisë për të ndërtuar kapacitete të reja energjetike.

Për këtë çështje, ai ia ka shtruar disa pyetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Cila është situata elektro-energjetike në vend? Në çfarë janë gjendje kapacitete prodhuese në vend, pra jo vetë ato me thëngjill?. A keni një strategji veprimi për përballmin e një krize të mundshme energjetike? Cili është rreziku që Kosova me arrite në kollaps energjetik? A e keni shikuar mundësinë që me e lidhe një marrëveshje me Shqipërinë për bashkëpunim në fushën e energjisë?”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme