Zëvendësministri i Jashtëm thotë që Kosova e lëshoi vizën e parë për një grua nga Bangladeshi
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se Kosova e ka lëshuar vizën e parë për një shtetase të Bangladeshit.
Lëshimi i vizës për të vjen pas marrëveshjes të nënshkruar të martën mes Kosovës dhe Bangladeshit për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.
“Dje, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bangladesh, z. Güner Ureya, përuruam shërbimet konsullore në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Dhaka. Në pritjen e organizuar nga Ambasada, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga institucionet vendore, shoqëria civile dhe ambasadorë të vendeve të tjera, vizën e parë e pranoi znj. Meliha Iqbal, aktiviste e shoqërisë civile, e cila do të jetë pjesëmarrëse në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.”, ka shkruar ai.
Më poshtë mund të shikoni se si duket një vizë që lëshon Kosova.
