“Kosova ka nevojë për siguri dhe maturi, analisti: Bedri Hamza dhe Hykmete Bajrami janë politikanët e duhur - NACIONALE

“Kosova ka nevojë për siguri dhe maturi, analisti: Bedri Hamza dhe Hykmete Bajrami janë politikanët e duhur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për siguri, maturi dhe për besim.

Ai ka vlerësuar se Bedri Hamza dhe Hykmete Bajrami janë politikanët e duhur për të nxjerr Kosovën nga kriza aktuale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se politikanët në fjalë ofrojnë siguri për qytetarët e Kosovës.

“Kosova dhe votuesit kanë nevojë për siguri, maturi dhe për besim. Bedri Hamza dhe Hykmete Bajrami duke që janë një ndër politikanët më të duhur aktual që e japin atë ndjenjën e qetësisë, sigurisë, profesionalizmit, kredibilitetit dhe rrugëdaljes. Ndër pak politikanë, gjithashtu, që nuk janë aty me luftu për pushtet, por me i bë shërbim qytetarëve, ekonomisë dhe vendit. Kur vendi ka nevojë për maturi, profesionalizëm dhe integritet.. këta dy munden me qenë përgjigjja më e mirë dhe duhur për situatën aktuale që po kalon Kosova dhe bota”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme