Kosova e mposht Shqipërinë dhe kualifikohet për herë të parë në “Billie Jean King Cup”
Kosova në kategorinë e grave në tenis ka mposhtur Shqipërinë, për t’u kualifikuar për herë të parë në “Billie Jean King Cup”.
Kosova bëri paraqitje të shkëlqyeshme duke shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Shqipërisë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i Federatës së Tenisit:
KOSOVA SHKRUAN HISTORINË NË "BILLIE JEAN KING CUP", KUALIFIKOHET NË PLAY-OFF PËR HERË TË PARË!🔥🎾🇽🇰
🔸 Me fitore të shkëlqyera vajzave tona vazhduan dhe në ditën e dytë të këtij Kampionati! Sot, në përballje me Shqipërinë, Kosova arriti të shënoj fitore, duke mposhtur ekipin kundershtar me rezultatet:
🇽🇰Vesa GJINAJ - 🇦🇱Kristal DULE, 6:1 6:4
🇽🇰Adrijana LEKAJ - 🇦🇱 Gresi BAJRI 6:2 7:5
🇽🇰Donika BASHOTA / Forta MORINA - 🇦🇱Kristal DULE / Rea QINAMI 6:2 4:6 1:6
🔸Njëkohësisht Kosova përmbylli ndeshjet e grupeve me tre fitore, duke mposhtur Kenian 3:0, Shqipërinë 2:1 ndërsa Naimbia ka dorëzuar ndeshjen. Të premten ekipi do luftojë për të kaluar një rang më lartë për herë të parë!
I urojmë shumë suksese vajzave tona".