Korrespondenti i Reuters komenton ironitë e Kurtit dhe Vuçiqit: Mund të jetë një mënyrë e përafrimit
Korrespondent i lartë në Reuters që mbulon politikën e jashtme të NATO-s dhe BE-së, Andrw Gray, përmes një cicërime në Twitter, ka thënë se reagimet e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti pas pajtimit për të zbatimin e marrëveshje së 27 shkurtit nuk janë të mira.
Ai e ripostoi shkrimin e çuditshëm të kryeministrit Albin Kurti në Twitter ku tha se presidenti i Serbisë Vuçiq e kishte refuzuar një propozim të tij për Asociacionin.
“A është ai Dr. No apo Z. Nyet?” – pyet ironikisht në postim z. Kurti.
Gray ka thënë se një ironi të ngjashme bëri edhe Vuçiqi duke thënë se një dhimbje në dorë ia pamundësoi nënshkrimin e dokumentit.
Megjithatë, ai në fund tha se këto mund të jenë një rrugë që Kurti dhe Vuçiq të t’i përafrojnë marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve.
Postimi:
Reagimet fillestare për marrëveshjen Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja nuk janë të mira.
Presidenti i parë serb Vuçiq bëri shaka për një dhimbje në dorë që e bënte të paaftë të nënshkruante dokumente.
Tani kemi kryeministrin e Kosovës Kurti që e quan Vuçiqin "Dr. No ose Mr. Nyet"
Mund të jetë një mënyrë përafrimi.
Initial reactions to the EU-brokered Kosovo-Serbia agreement not great.
— Andrew Gray (@andrew_r_gray) March 21, 2023
First Serbian President Vucic joked about a pain in his hand making him unable to sign documents.
Now we have Kosovo PM Kurti calling Vucic "Dr No or Mr Nyet"
Guess that's one way of forming a Bond. https://t.co/0L8n8M7HCz