Korenica tregon se nuk ka ndryshuar qëndrim për Kodin Civil: Pres që Kodi Civil nuk vjen në Kuvend
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Korenica, ka treguar se nuk ka ndryshuar qëndrim për Kodin Civil.
Ai beson se ky dokument nuk do të sillet më në Kuvend për miratim sepse nuk i ka votat.
“Unë pres që Kodi Civil nuk vjen në Kuvend dhe opozita nuk e voton.”, ka thënë ai në emisionin DPT të Fidani.
Ai ka treguar se kundërshtimi e këtij kodi e ka bindje.
“Nuk është puna e thymjes së mendjes, është më shumë punë bindjesh. Është normale që unë dhe ti të mos kemi bindje të njëjtë. Gjithmonë i gatshëm për të diskutuar për çdo çështje. Jemi të gatshëm të diskutojmë me kryeministrin për çështje të caktuara. Nuk kam kushte. Unë nuk mendoj që diskutimet e shëndosha do të jetë pjesë e debateve të brendshme dhe kjo e mundëson ecjen përpara. Nuk është çështja për me ardhë dikush e me ma ndrru bindjen është qëndrimi i bindjes sime personale. Unë besoj që Kodi Civil do të vije në një moment të caktuar.”, ka deklaruar ai.
Ai ka treguar se për këtë çështje ka dallime në VV.
“Në momentin kur qartësohet dhe argumentohjet qëndrimi kundër për ligje të caktuara, mendoj se është në rregull të shkohet përpara edhe kur ka kundërshtime.”, është shprehur ai.