Korenica tregon haptas: Një deputet me ndikim kërkoi largimin tim nga Dega
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka folur për shkarkimin e tij nga dega e VV-së në Rahovec.
Korenica tashmë i zëvendësuar nga Ali Dula, ka thënë se njëri prej deputetëve me ndikim ka kërkuar shkarkimin e tij, ndërsa shtoi se Konjufca nuk ka qenë në mbledhje të kryesisë, kur veç është marrë vendimi.
“Kryesia është ajo që vendos për çështje të caktuara. Unë me shkrim kam deklaruar që nuk do të japë dorëheqje, për shkak se nuk konsideroj që kam bërë diçka gabim.” - ka thënë ndër tjerash ai për Lajmin.net.
Korenica është shkarkuar nga koordinatori i degës së VV-së në Rahovec për shkak të qëndrimit të tij lidhur me projekt-kodin civil.
