Koreja Veriore mohon se e ka furnizuar Rusinë me armë - NACIONALE

Koreja Veriore mohon se e ka furnizuar Rusinë me armë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koreja Veriore ka thënë se kurrë nuk i ka shitur armë Rusisë dhe as nuk ka plane për të bërë një gjë të tillë në të ardhmen, pas raportimeve në ShBA se Moska po kthehet nga Pjongiangu për t’i mbushur rezervat.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia do të mund të blinte raketa dhe predha artilerie nga Koreja Veriore, shkruan BBC, përcjell Nacionale.

Ata kanë pretenduar se ky veprim, bashkë me dyshimin për blerjen e armëve nga Irani, dëshmon se sanksionet e Perëndimit janë duke i penguar përpjekjet e Rusisë në luftën e Ukrainës. Moska i ka mohuar këto pretendime.

Çfarëdo lëvizje e armëve mes Koresë Veriore e Rusisë do të ishte shkelje e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Të enjten, në një deklaratë të publikuar nga mediumi shtetëror i Koresë Veriore, KCNA, një zyrtar i paidentifikuar në Ministrinë e Mbrojtjes tha: “Ne kurrë nuk kemi eksportuar armë ose municion në Rusi më parë dhe nuk do të planifikojmë që t’i eksportojmë ato.”

Në deklaratë akuzohen Shtetet e Bashkuara dhe “forcat e tjera armiqësore” për shpërndarje të thashethemeve “për t’i ushtruar qëllimet themelore politike e ushtarake”.

Lajme të ngjashme