Kopjimi në testin e maturës, Lushaku-Sadriu: Ministri Çeku kishte refuzuar propozimin për pajisje elektronike
Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se kishte kërkuar masa konkrete dhe ndryshime në Ligjin për Provimin Shtetëror të Maturës.
Në një shkrim në Facebook, ajo tha se propozimi për monitorim dhe pajisje elektronike në salla ishte refuzuar nga ministri Çeku,
“Ministri Çeku e pati kundërshtuar me arsyetimin se procedurat e blerjes së pajisjeve elektronike marrin kohë.
Po çfarë kohe ju duhej?
Po të kishit dashur, problemin e kopjimit e kishit zgjidhur me një tender! Madje me procedurë njëburimore siç keni vepruar për qindra miliona euro në raste të tjera. Në atë rast sot këto pajisje do të ishin nëpër sallat e testimit dhe maturantëve do të iu sigurohej një ambient i sigurtë e i drejtë!
Pra, ky është një dështim që është paralajmëruar, por nuk ka pasur vullnet që të përmirësohet! E kjo do të shkaktojë shumë padrejtësi në mes të nxënësve dhe e bën testin të pavlerë!
Kjo Qeveri nuk e ka pasë arsimin asnjëherë prioritet dhe këtë fakt do t’a vuajnë fëmijët e Kosovës!”, ka shkruar ajo.