"Konsumojnë 23 barna të ndryshëm", Kodra shprehet i shqetësuar për mospërmirësimin e kujdesit primar
Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), ka ngritu shqetësimin për çështjen e mungesë së mjekut familjar.
Kodra ka thënë se tash e sa vite institucionet shëndetësore nuk kujdesën për shëndetin primar dhe se pa përmirësimin e sistemit të kujdesit primar nuk mund të rregullohen ai sekondar dhe terciar.
Ai ka thënë se qytetarët që ka takuar brenda ditës konsumojnë 23 barna të ndryshëm dhe kjo gjë shpejgon më së mirë sipas tij mungesën e mjekut familjar.
“Rrugëtimi i pacientit si i vetëm në sistemin kompleks shëndetësor pa ndihmën e mjekut familjar, është gjah i lehtë për abuzuesit e shumt në sistemin shëndetësor.”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Shkrimi i plotë i tij
Gjatë punës 10 vjeçare në terren (veç të tjerash) kam takuar njerëz që brenda ditës konsumojnë 23 hapa (barna) të ndryshëm! Sa bëjnë mirë e sa keq këto hapa nuk jam kompetent unë me folë ... le të flasin profesionistët!
Ky rast është përshkrimi më i mirë që mund t'i bëhet mungesës së mjekut familjar të përzgjedhur. Obligim që ministria e shëndetësisë e ka që nga viti 2012 e që nuk e ka bërë ende!
Rrugëtimi i pacientit si i vetëm në sistemin kompleks shëndetësor pa ndihmën e mjekut familjar, është gjah i lehtë për abuzuesit e shumt në sistemin shëndetësor.
Tendenca e vazhdueshme e ministrave me u marrë me Spitale, duke "injoruar" nevojën e rregullimit të kujdesit primar, është e "pashpjegueshme"! Kësaj qasje i ka kaluar koha në vitin 1978 në konferencën e Alma-Atë-s!
Pa rregullimin e kujdesit primar, asnjëherë nuk do të rregullohet ai sekondar dhe terciar ...
