Konsullata e Serbisë në Kumanovë, gazetari shqiptar nga Maqedonia i reagon ashpër kryetarit të qytetit - NACIONALE

Konsullata e Serbisë në Kumanovë, gazetari shqiptar nga Maqedonia i reagon ashpër kryetarit të qytetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dje është hapur konsullata e Serbisë në Kumanovë, gjë e cila ka ngjallur reagime te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Emin Azemi, gazetar nga Maqedonia e Veriut.

Gazetari shqiptar ka pasur një kritikë të ashpër ndaj kryetarit kontravers të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili ditë më parë mori pjesë edhe në një përurim të një libri kundër UÇK-së.

Azemi ka shkruar se data e përzgjedhur për hapjen e kësaj konsullate përkon me pushtimin e Kumanovës nga ushtria serbe në vitin 1912.

“24 tetori i 1912-tës në memorien serbe ka hy si datë e rëndësishme e rikthimit të fuqishëm në gjeopolitkën e dominimit të dhunshëm mbi popujt tjerë të Ballkanit, përfshi edhe shqiptarët.

Në anën tjetër, kjo datë në memorjen e shqiptarëve ende kullon gjak, sepse i gjithë mllefi dhe urrejtja e Serbisë mbi Perandorinë Osmane, u shkarkau mbi shqiptarët, duke i masakaruar, djegur e dëbuar këta të fundit nga trojet e tyre.

Por, nuk e paskemi ditur që kjo datë e kobshme paska qenë aq e dashur dhe aq inspiruese edhe për Kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievskin, i cili pikërisht dje (foto e dytë), në këtë datë 24 tetor, në prani të politikanëve të koalicionit aktual qeverisës ka hapur solemnisht Konsullatën e Serbisë në Kumanovë” – ka shkruar Azemi, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme