Konstituimi i Kuvendit, Jakaj i IKD-së: Osmani t`i drejtohet Kushtetueses, jo VV-së për mandatar - NACIONALE

Konstituimi i Kuvendit, Jakaj i IKD-së: Osmani t`i drejtohet Kushtetueses, jo VV-së për mandatar

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani që bëjë kujdes në raport me pretendimet e pushtetit për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se shefja e shtetit nuk duhet t`i kërkojë VV-së mandatarin për formimi e qeverisë së re.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, ai ka thënë se për këtë çështje Osamni duhet t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të parë nëse është shkelur Kushtetuta e Kosovës.

Lista serbe ka dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata i ka afat 60 ditë për të vendosur për rastin, ndërkohë për rastin e njëjtë do të duhej të aktivizohej edhe presidentja e Kosovës që të dërgoj rastin e njëjtë në Kushtetuese për arsye se ajo është vendosur para një dileme të kërkoj VV-së t’ia dërgojë mandatarin për qeveria apo jo. Në këto rrethana ne si IKD vlerësojmë se ajo nuk do të duhej ta bëjë një gjë të tillë që t’i kërkojë VV-së mandatarin por t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese nëse janë shkelur parimet e Kushtetutshmërisë, garancit Kushtetuese për komunitetet jo shumicë në Kosovë për mënyrën dhe formën se si është proceduar me rendin e ditës”, është shprehur Jakaj.

Lajme të ngjashme