Konkursi i noterëve, Haxhiu: Nuk ka ndikim politik nga Ministria e Drejtësisë, proces transparent - NACIONALE

Konkursi i noterëve, Haxhiu: Nuk ka ndikim politik nga Ministria e Drejtësisë, proces transparent

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrija e Drejtësië, Albulena Haxhiu, pretendon se në konkursin për noterë që është në fazën përzgjedhëse “nuk ka asnjë ndikim politik” si në të kaluarën dhe se procesi shquhet për transparencël.

Çështja e provimit të noterisë, por edhe faza e përzgjedhjes së noterëve, kanë qenë konsideroj një nga proceset më transparente, për të cilat janë kujdesur që të mos ketë asnjë ndikim as nga brenda Ministrisë së Drejtësisë, qysh ka ndodhur në të kaluarën; më kujtohet në vitin 2019, kur i kishin futur duart nga niveli politik deri te zyrtarë civilë”, ka thënë Haxhiu për Ekonomia Online.

Nuk kam vërejtur që ka një përpjekje ose një presion, që mund të më vijë mua, nga noterët aktualë që të mos e kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë që kemi, sepse këtë nuk do ta tolerojmë. Unë e kuptoj që në Kosovë ka shumë pak noterë, mirëpo shumë shpejt iu garantoj që do procedojmë për përgjegjësitë që kemi”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme