Konjufca u lëndua derisa po luante sportin jopopullor të tenisit
Glauk Konjufca nuk do të drejtojë Kuvendin e Kosovës gjatë dymbëdhjetë ditëve të ardhshme, për shkak të pushimit mjekësor që i ka rekomanduar mjeku. Gazeta Nacionale raportoi më herët se ai ishte lënduar në këmbë gjatë një aktiviteti sportiv. Por, sporti në të cilin ka qenë i përfshirë del të mos jetë aq popullor.
Tenisi nuk është sport aq popullor në Kosovë. Por, megjithatë duket se është sport të cilin e luan kryekuvendari, që raportohet se mund të luajë shah, futboll dhe basketboll.
Shefi i Kabinetit të tij, Ilir Kërçeli, i konfirmoi më herët lëndimin e shefit të tij.
Ndërkohë, Insajderi zbuloi sportin në të cilin u lëndua kryekuvendari.
Lajmi fillimisht ishte dhënë nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.
“Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë ne vendin e tij të punës ka pas një lëndim fizik mbrëmë. Do të jetë në pushim shëndetësor me rekomandim të mjekut për shkak të rikuperimit të këmbës.”
