Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e tre fëmijëve në Gjakovë: Rasti të hetohet sa më shpejt - NACIONALE

Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e tre fëmijëve në Gjakovë: Rasti të hetohet sa më shpejt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre fëmijë kanë vdekur në Jabllanicë të Gjakovës mbrëmjen e së shtunës si pasojë e shëmbjes së një objekti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar duke kërkuar hetim të plotë të rastit.

Ai tutje ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.

Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit.

Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe!” – ka shkruar tutje kryeparlamentari.

Lajme të ngjashme