Konjufca pret në takim lamtumirës Minxhozin: Ka punuar me devotshmëri për afrimin e raporteve në mes dy vendeve - NACIONALE

Konjufca pret në takim lamtumirës Minxhozin: Ka punuar me devotshmëri për afrimin e raporteve në mes dy vendeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ai ka falënderuar ambasadorin shqiptar për punën e devotshme në afirmimin e vazhdueshëm të raporteve në mes të dy shteteve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Konjufca ka shkruar se ambasadori ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshme në raportet në mes të dy vendeve.

Gjithë këto vite në shërbim të interesit të popullit tonë, duke punuar me devotshmëri për afrimin e vazhdueshëm të raporteve mes institucioneve të dy shteteve tona, në të mirë të qytetarëve dhe aspiratave tona të përbashkëta. Duke e ditur këtë, e falënderova përzemërsisht ambasadorin Minxhozi për kontributin e jashtëzakonshëm, për nivelin e lartë diplomatik të cilin instaloi ai, me bindjen se do të jetë shembulli me të cilin do të krahasohet çdo iniciativë dhe përpjekje e ardhshme ndërshtetërore, për vitet që do të vijnë’, ka shkruar Konjufca.

Sipas tij, raportet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të thellohen edhe me tej.

Veçanërisht, i shpreha mirënjohjen time për punën e tij të suksesshme në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. U pajtuam se marrëdhëniet e shteteve tona vëllazërore duhet të jenë të prioritetit më të lartë dhe të një niveli të padiskutueshëm, përbrenda aspiratës së interesave dhe qëllimeve të kombit tonë. Pafundësisht mirënjohje ambasador dhe suksese më tej!”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të ngjashme