Konjufca pranon Raportin e Progresit nga shefi i Zyrës së BE-së: Miratuam 87 ligje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka takuar Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Progresit për Kosovës nga Komisioni Evropian.
Sipas njoftimit të Kuvendit, Konjufca i ka përmenduar rekordin e miratimeve të ligjeve që është shifra më e lartë e arritur gjatë një sesioni.
“Kryetari i Kuvendit njoftoi se ditëve në vijim do t'i shqyrtojnë dhe analizojnë gjetjet e Raportit dhe përmes një plani të posaçëm veprimi do t'i adresojnë të gjitha të gjeturat, duke thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është i përkushtuar për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian.”, thuhet ndër të tjera në njoftimi.
Kujtojmë se Raporti i Progresit ka pasur kritika ndaj punës së Kuvendit të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
