Konjufca për vrasjen e Hamide Magashit: Do të kisha dhënë ndoshta dorëheqje morale
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur edhe për vrasjen e Samide Magashit në QKUK, vrasje kjo që tronditi vendin mbrëmjen e 1 dhjetorit.
Konjufca në Debat Plus rreth kësaj çështjeje tha se do të ofronte dorëheqje morale, nëse do të kishte pozitë gjegjëse ekzekutive.
"Përgjegjësi morale duhet me dhënë, por nuk i them jep, të isha kon vetë kisha dhënë ndoshta, s’mundem me i thënë se ajo është morale, ajo është e individit që e mendon qysh, moralja është plotësisht individuale a institucionalja është diçka tjetër", ka thënë ndër të tjerash kryeparlamentari.
Gjithashtu në intervistën respektive ai ka folur edhe rreth çështjes së veriut, ku në një gjuhë të fortë shtoi se nuk mendon që Serbia do të heqë dorë nga veriu pa një betejë të madhe.
“Serbia e ka hapin e radhës. Ata edhe 20 hapa kanë me i ndërmarrë. Më 18 dhjetor është hapi i radhës. Po besoj që kemi një strategji qysh me ju qas hapave të Serbisë, dhe të garantojë që kemi. Serbia ka kalu në atë fazën përfundimtare të vijave të kuqe të përdorimit edhe të gatishmërisë për konflikt. Dhe kur Serbia të kalon në kësi faze, ajo një zor shumë të madh e ka.
