Konjufca për vdekjen Sahit Jashari-it: Në jetën dhe veprën e tij ndeshen dy kohë, ajo e rezistencës dhe ajo e Kosovës së lirë - NACIONALE

Konjufca për vdekjen Sahit Jashari-it: Në jetën dhe veprën e tij ndeshen dy kohë, ajo e rezistencës dhe ajo e Kosovës së lirë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Kosovës për vdekjen e ish-ushtarit të orëve të para të UÇK-së, Sahit Jashari.

Konjufca tha se Jashari ishte prej atyre që lirinë nuk e kishin parë si ëndërr, por si thirrje të kohës.

Ndërsa shtoi se në jetën dhe veprën e Sahit Jasharit ndeshen dy kohë: ajo e rezistencës dhe e Kosovës së lirë.

Postimi i plotë nga Konjufca:

Ngushëllime të sinqerta familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandant Sahit Jashari.

Sahit Jashari i përket brezit të atyre që lirinë nuk e panë si ëndërr të largët, por si thirrje të kohës. Qysh në fillimet e organizimit të UÇK-së, pranë Adem Jasharit dhe luftëtarëve të parë, ai dha kontributin e tij në forcën që e ktheu përpjekjen shekullore të shqiptarëve për liri nga një aspiratë e trashëguar në një qëllim të arritur me Kosovën shtet të pavarur. Prandaj, në jetën dhe veprën e tij bashkohen dy kohë të historisë sonë: ajo e rezistencës që e mbajti gjallë idealin e lirisë dhe ajo e Kosovës së lirë që e vazhdon atë ideal përmes shtetndërtimit.

Lavdi jetës dhe veprës së komandant Sahit Jasharit!./Nacionale

Lajme të ngjashme