Konjufca në favor të zgjedhjeve të parakohshme, madje as nuk i përjashton - NACIONALE

Konjufca në favor të zgjedhjeve të parakohshme, madje as nuk i përjashton

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është i mendimit që vendi të shkojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin që po vjen dhe madje tha edhe se “nuk e përjashtoj këtë” në një intervistë në Rubikon te Adriatik Kelmendi.

Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem, mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë”, tha Konjufca.

Do të dëshiroja, më tepër është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen Vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit”, ka thënë Konjufca.

Lajme të ngjashme